KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së z. Behar Ejupi, kërkon nga Ministrja e Drejtësisë, rritjen e buxhetit për tarifat e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare

31 October 2023

ekipi

Prishtinë, 31.10.2023 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, u prit në takim nga Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu dhe Shefi i Kabinetit të Ministres z. Genc Nimoni.

Në këtë takim të rëndësishëm, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, përveç diskutimeve të tjera, ka bërë kërkesë te Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, për të rritur buxhetin që është i dedikuar për KGJK-në dhe KPK-në, sa i përket tarifave të avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare.

U diskutuan edhe çështje të tjera, si ndryshimet ligjore dhe nevoja për të ndryshuar dispozita të ligjeve që janë në fokus të OAK-së, por që janë në të mirë të realizimit të të drejtave të qytetarëve, avokatisë por edhe sundimit të ligjit në përgjithësi.

Palët u zotuan në thellim të bashkëpunimit dhe në përpjekjet për përmbushjen e misionit të Institucioneve përkatëse, gjithmonë në të mirë të sistemit të drejtësisë dhe fuqizimit të saj në Kosovë.