KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Admir Salihu zgjedhet Kryetar i Degës në Ferizaj

10 November 2023

ekipi

Ferizaj, 10.11.2023 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Ferizaj, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari, sekretari dhe delegatet e kësaj Dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 53 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 84 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.

Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Ferizaj z. Fitim Shabani, i cili raportoj për punën gjatë mandatit të tij, derisa më tutje vazhdoj me kryesimin e Kuvendit, sipas procedurave të Kuvendit zgjedhor.

Avokatët e Degës Regjionale në Ferizaj vendosen përmes votimit me aklamacion se në mandatin e ardhshëm këtë Degë do ta udhëheq avokat Admir Salihu i cili u zgjodh kryetar i Degës.

Po ashtu, avokatët gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Ferizaj. Nënkryetar i Degës Regjionale në Ferizaj u zgjodh av. Samir Rekaj, ndërsa për sekretare me aklamacion është zgjedhur avokatja Filloreta Hasani.

Avokatët e Regjionit në Ferizaj zgjedhën 5 (pesë) delegatët e saj të cilët do të përfaqësojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.