13 November 2023
Podujevë, 13.11.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Muharrem Sadiku. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 13.11.2023 (e hënë) në ora 16:00 në varrezat e fshatit Gllamnik në Podujevë.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Avokati Muharrem, u lind me 27.05.1953, në Gllamnik të Podujevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1986, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1990.
Avokati Muharrem, kishte ushtruar funksionin e gjyqtarit për shumë vite në Gjykatën Komunale në Podujevë, derisa profesionin e avokatit e ushtroi nga data 30.03.2011, me seli të zyrës në Podujevë.