KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Elvir Imeri zgjedhet Kryetar i Degës në Mitrovicë

15 November 2023

ekipi

Mitrovicë, 15.11.2023 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Mitrovicë, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari, sekretari dhe delegatet e kësaj Dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 55 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend, nga 89 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.

Kuvendin e hapi me një fjalë rasti Kryetari i DR Mitrovicë z. Vehbi Beqiri, i cili raportoj për punën gjatë mandatit të tij, derisa më tutje vazhdoj me kryesimin e Kuvendit, sipas procedurave të Kuvendit zgjedhor.

Avokatët e Degës Regjionale në Mitrovicë, vendosen përmes votimit se në mandatin e ardhshëm këtë Degë do ta udhëheq avokat Elvir Imeri i cili u zgjodh kryetar i Degës, me shumicë votash, ndërsa kundër kandidat ishin avokatët Kadri Osaj dhe Nexhat Beqiri.

Po ashtu, avokatët gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Mitrovicë. Nënkryetar i Degës Regjionale në Mitrovicë u zgjodh av. Veton Uka, ndërsa për sekretar është zgjedhur avokatja, Fatmire Bunjaku-Klisurica

Avokatët e Regjionit në Mitrovicë zgjedhën 7 (shtatë) delegatët e saj, të cilët do të përfaqësojnë Degën, në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.