KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Ylli Bokshi zgjedhet Kryetar i Degës në Gjakovë

21 November 2023

ekipi

Gjakovë, 21.11.2023 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjakovë, mbajti Kuvendin zgjedhor në të cilin janë zgjedhur kryetari, nënkryetari, sekretari dhe delegatet e kësaj Dege. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë 58 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend, nga 74 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë.

Kuvendin e hapi Kryetari i DR Gjakovë z. Ergjyment Barbullushi, i cili deklaroj se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit dhe hapi rrugë vazhdimin sipas procedurave të Kuvendit zgjedhor.

Avokatët e Degës Regjionale në Gjakovë, vendosen përmes votimit se në mandatin e ardhshëm këtë Degë do ta udhëheq avokat Ylli Bokshi i cili u zgjodh kryetar i Degës, me shumicë votash, ndërsa kundër kandidat ishte avokati Ergjyment Barbullushi.

Po ashtu, avokatët gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Gjakovë. Nënkryetar i Degës Regjionale në Gjakovë u zgjodh av. Agron Kryeziu, ndërsa për sekretar është zgjedhur avokati, Nexhmedin Gashi

Avokatët e Regjionit në Gjakovë zgjedhën 5 (pesë) delegatët e saj, të cilët do të përfaqësojnë Degën, në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetarët e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.