KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Ajvaz (Xhavit) Islami nga Vitia

22 November 2023

ekipi

Viti, 22.11.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Ajvaz Islami. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 23.11.2023 (e enjte) në ora 14:00 në varrezat e fshatit Remnik në Viti.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati Ajvaz, u lind me 27.04.1957, në Viti. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 2010.

Avokati Ajvaz, profesionin e avokatit e ushtroi  nga data 14.07.2010, me seli të zyrës në Viti.