KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroj jetë avokati Ramiz (Idriz) Sylejmani nga Gjilani

04 December 2023

ekipi

Gjilan, 04.12.2023 – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, Ramiz Sylejmani. Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 05.12.2023 (e marte) në ora 14:00 pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Radivojcë në Viti.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati Ramiz, u lind me 18.01.1956, në Radivojcë-Viti. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1980, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 2010.

Avokati Ramiz, profesionin e avokatit e ushtroi  nga data 26.03.2011, me seli të zyrës në Gjilan.