Konkurs për juristë të diplomuar – praktikantë në OAK
01 October 2024
Konkurs për juristë të diplomuar – praktikantë në OAK
Oda e Avokatëve të Kosovës mundëson praktikë 1 vjeçare (me pagesë) për juristë të Fakultetit Juridik.
Kushtet e aplikimit:
Të jenë juristë të diplomuar sipas programit katër vjeçar ose t’i kenë përfunduar studimet master.
Dokumentet e nevojshme:
- CV
- Letër motivuese
- Diploma e fakultetit juridik në Kosovë apo diplomën nga fakulteti juridik i ndonjë shteti tjetër e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Kosovës (kopje e noterizuar)
- Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal)
- Certifikata që nuk jeni në marrëdhënie pune (origjinal)
Gjatë praktikës praktikantët do të:
- Angazhohen në përgatitjen e trajnimeve dhe seminareve të organizuara për avokatë dhe praktikant të avokatisë në kuadër të Qendrës Trajnuese për Avokatë;
- Angazhohen në azhurnimin e shënimeve në bazën e të dhënave të OAK;
- Angazhohen në Zyrën për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare;
- Angazhohen në Zyrën e Financave;
- Angazhohen në Zyrën e Prokurorit Disiplinor dhe në Zyrën Disiplinore;
- Angazhohen në Zyrën për Komunikim;
- Marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të OAK dhe përkrahjen e administratës;
- Marrin pjesë në seancat disiplinore;
- Asistojnë në hartimin dhe përgatitjen e raporteve të aktiviteteve si dhe agjendat e ndryshme;
- Përkrahin stafin e OAK-së në përgatitjen e shënimeve, raporteve, punëve administrative- juridike;
- Ndihmojnë stafin e OAK-së në organizimin e takimeve, konferencave, trajnimeve, seminareve;
- Ndihmojnë në kryerjen e detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Konkursi mbetet i hapur 7 (shtatë) ditë nga dita e shpalljes së konkursit dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyrat e OAK-së në Rr. Bekim Fehmiu pn. (Ndërtesa e Arting), Kati IV – Prishtinë apo në e-mail adresën info@oak-ks.org, deri me datë 08.10.2024 në orën 16:00.
Për intervistim, do të kontaktohen vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet!
Prishtinë, 01.10.2024
/assets/cms/uploads/files/Konkurs%20p%C3%ABr%20Praktikant%C3%AB(1).pdf