Qendra Trajnuese në kuadër të Odës së Avokatëve të Kosovës është themeluar me me qëllim që të mbështesë ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve tek Avokatët, Praktikantët e Avokatisë dhe komunitetit ligjor në Kosovë në përputhje me standardet dhe praktikat e vendeve më të zhvilluara.
Roli jetik i trajnimit të Avokatëve dhe Praktikantëve të Avokatisë është përmirësimi i aftësive profesionale dhe përmirësimi i bazës së njohurive në mënyrë që secili prej tyre të mund të kontribuoj në mënyrë optimale për arritjen e qëllimeve në ushtrimin e veprimtarisë së tyre.
Ndër kompetencat kryesore të Qendrës Trajnuese janë: organzimi i trajnimeve të obligueshme për Avokatët (AVLO), organizimin e procesit të specializimit për Avokatë, provmin e etikës për Avokatë, trajnimin për kandidatët që do t’i nënshtrohen Provimit të Jurisprudencës, programin e trajnimit gjithpërfshirës për praktikant, programin e mentorimit për studentet femra, provimin e përshtatshmërisë për avokatët e huaj, trajnimet për trajnues si dhe hulumtime e publikime nga fushat të ndryshme me interes për përfitesit e aktiviteteve profesionale të Odës së Avokatëve.
Aktivitetet e rregullta ditore të Qendrës Trajnuese realizohen nga Koordinatori i Qendrës Trajnuese.
Koordinatore e Qendrës Trajnuese është Albulena Ukimeraj - E-mail: albulena.ukimeraj@oak-ks.org
Ju lutem shkarkoni dokumentet e më poshtme