Dega Regjionale në Prizren, mbajti takimin me akterët e sistemit të drejtësisë nga Regjioni i Prizrenit

19 Mars 2021

19.03.2021, Prizren – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren, organizoi dhe mbajti takimin e radhës me akter regjional të sistemit të drejtësisë.

Në këtë takim formal, në formë të Bench Bar, të organizuar nga Kryesia e Degës, e prirë nga Kryetari i saj, z. Hajrip Krasniqi, Nënkryetari, Visar Ostrozubi dhe Sekretari, Fitim Shporta, morën pjesë edhe Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi, u.d. Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, z. Artan Sejrani, Mbikqyrësi i Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, z. Nuredin Abazi, Drejtori i Policisë së Kosovës në Regjionin e Prizrenit, z. Faton Alija, Prokurori Metush Biraj dhe përfaqësues nga OSBE-ja z. Ergys Rexha.

Në këtë takim u diskutua një sërë çështje që preokupojnë të gjitha institucionet relevante, me theks të veçantë ndër të tjera u diskutua për: Koordinimin ndërinstitucional në tejkalimin e vështirësive gjatë kohës së Pandemisë.

Në këtë takim, u theksua se ekziston nevoja e pakontestueshme për koordinim të aktiviteteve nga të gjithë akterët, me qëllim të eliminimit të sfidave të përbashkëta, përkundër vështirësive që ndërlidhen me situatën aktuale.

Takimi u përshëndet nga të pranishmit, duke theksuar se do të vazhdohet me bashkëpunimin e mëtejmë, me qëllim të krijimit të lehtësirave në ushtrimin e profesioneve respektive, duke vepruar në të mirë të realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe në përgjithësi në të mirë të sistemit të drejtësisë.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha