Funksionalizohet zyra e Odës së Avokatëve të Kosovës, në Pallatin e Drejtësisë (Gjykatën Themelore në Prishtinë)!

18 Maj 2021

18.05.2021, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, së bashku me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Arben Hoti, hapën zyrën e Odës së Avokatëve të Kosovës në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishte edhe Nënkryetari i Odës, z. Naim Rudari dhe Administratori e kësaj Gjykate, z. Shaban Gërxhaliu.

Zyra është e pajisur me kompjuter dhe printer multifunksional, si dhe posedon togje për nevoja të avokatëve dhe do të jetë në shërbim të avokatëve për të kryer punë teknike apo administrative.

Zyra gjendet në objektin D afër sallës nr.11 dhe do të jetë e hapur çdo ditë pune, duke filluar nga data 19.05.2021 përkatësisht nga ora 09:00 deri në ora 15:00.

Avokatët, mund të shërbehen me togje të cilat obligohen që pas përfundimit të seancave t’i kthejnë përsëri në këtë zyrë, kjo në rastet kur mund të mos i kenë me vete, poashtu ata mund të marrin shërbime të tjera si printimin e parashtresave, dokumente tjera, fotokopjime etj.

Oda e Avokatëve të Kosovës, falenderon Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Arben Hoti si dhe ish/Kryetaren e kësaj Gjykate, znj. Afërdita Bytyçi, për jetësimin dhe funksionalizimin e kësaj zyreje.

Oda, do të jetë përherë në shërbim të avokatëve, me qëllim të krijimit të lehtësirave në ushtrimin e profesionit.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha