Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi, priti në takim Nënkryetarin e Odës së Avokatëve të Maqedonisë së Veriut, z. Besim Rexhepi

24 Maj 2021

24.05.2021, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, priti në takim, Nënkryetarin e Odës së Avokatëve të Maqedonisë së Veriut, z. Besim Rexhepi, si dhe avokatët nga Gostivari, z. Fadil Xhelili e Sedat Zulbehari.

Në këtë takim Kryetari i Odës, i’u shprehu mirëseardhje delegacionit nga Maqedonia e Veriut, derisa theksoi se Oda e Avokatëve të Kosovës është e interesuar që të bashkërendoj aktivitetet e përbashkëta me Odën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut, në fushën e avokatisë përkatësisht vizita studimore apo shkëmbim të përvojave.

Delegacioni i avokatëve nga Maqedonia e Veriut, në këtë takim uruan Kryetarin për zgjedhjen e tij, në krye të Odës, pasi që për shkak të rrethanave të krijuara nga Pandemia Covid-19, deri më tani nuk ishte e mundur të takoheshin, derisa u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit me OAK-në.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha