Oda e Avokatëve të Kosovës, organizoj ceremoninë e ndarjes së Certifikatave, për fitueset e garës së Eseve

08 Korrik 2021

08.07.2021, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës organizoj dhe mbajti ceremoninë e ndarjes së Certifikatave dhe shpërblimeve, për fitueset e garës së Esenë më të mirë, pas përzgjedhjes dhe vlerësimit nga Komiteti për Çështje Gjinore i Odës.

Ceremoninë e hapi, u.d. Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, znj. Albulena Ukimeraj e cila theksoi se Oda ka kënaqësinë që të ndaj certifikatat për studentet femra në garën për Esenë më të mirë, çmim ky i cili është tradicional për më tepër se një dekadë, duke theksuar rëndësinë e veçantë që Oda, i kushton juristeve femra dhe aktiviteteve që zhvillohen nga OAK për promovimin, lehtësimin dhe motivimin e të drejtave të grave dhe fuqizimin e tyre në shoqëri.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Kryetarja e Komitetit, znj. Lendita Keqekolla Gashi dhe avokat Florin Vërtopi njëherit Kryetar i Komisionit për Provimin nga Etika Profesionale e Avokatëve, të cilët përshëndetën pjesëmarrësit në këtë ceremoni me nga një fjalë rasti, duke uruar shumë suksese të mëtejme fitueseve të Eseve, në karrierën profesionale.

Komiteti, pas shqyrtimit të eseve/punimeve të studenteve nga Fakultetet Juridike në Universitetet Publike në Kosovë, kishte përzgjedhë fitueset si në vijim:

  1. Dafinë Morina – Vendi i parë
  2. Bleona Musliu – Vendi i dytë
  3. Julinda Fazliu – Vendi i tretë

Oda e Avokatëve të Kosovës për vite me radhë, ka ndarë shpërblime për Ese-të me të mira për studentet femra të Fakulteteve Juridike në Universiteteve Publike në Kosovë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha