Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi, uroj Kryesuesin e ri të KGJK-së, z. Albert Zogaj

21 Korrik 2021

21.07.2021, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, së bashku me Nënkryetarin, z. Naim Rudari dhe Kryetarin e Degës Regjionale në Ferizaj, z. Fitim Shabani, u pritën në takim nga Kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ejupi, në këtë takim uroj z. Zogaj për postin e ri në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke shpresuar për avansimin e mëtejmë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit me Odën e Avokatëve të Kosovës.

Poashtu, z. Zogaj në këtë takim falenderoj delegacionin e OAK-së, duke theksuar se është mjaftë i interesuar për bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, me qëllim të avansimit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë me takime të tjera, përmes së cilave do të arrihet të punohet në të mirë të sistemit të drejtësisë dhe lehtësimin e ushtrimit të profesionit të avokatit, duke respektuar misionin dhe rolin e veçantë që kanë Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha