Oda e Avokatëve të Kosovës, në proces të krijimit të sistemit të digjitalizimit

05 Tetor 2021

05.10.2021, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, ka filluar procedurat për krijimin e sistemit elektronik – digjitalizimit të shërbimeve në administratën e saj, si dhe dizajnimin e ueb faqes së re. Projektin është duke e përkrahur dhe financuar OSBE në Kosovë.

Në kuadër të zhvillimit të këtij projekti, u mbajt takimi i parë me kompaninë fituese për fillimin e implementimit të projektit. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i OAK-së, z. Behar Ejupi, Drejtori Ekzekutiv, z. Besim Curri, nga OSBE-ja, znj. Rachel Rushby me bashkëpunëtor si dhe përfaqësuesit e kompanisë fituese.

Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi duke falënderuar OESBE-në për përkrahje, theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Odën e Avokatëve të Kosovës i cili do të lehtësoj funksionimin e saj, duke ofruar shërbime shumë më të mira për anëtarësinë dhe palët e interesuara, por që do të mundësoj edhe ngritjen e efikasitetit në punën e administratës ndërsa në anën tjetër rritë transparencën karshi opinionit publik.

Znj. Rachel Rushby theksoi se OSBE-ja do të vazhdoj të përkrah Odën e Avokatëve të Kosovës, derisa me ekspertët e saj do të jetë krah Odës, gjatë implementimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm, i cili lehtëson funksionimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së OAK-së.

Drejtori Ekzekutiv i Odës, z. Besim Curri, falënderoj përfaqësuesit e OSBE-së, për mbështetjen e këtij projekti për të cilin tha se ky projekt nëse realizohet sipas ideve për krijimin e sistemit të menaxhimit të punëve në OAK, do të jetë një hap shumë i madhë për Odën në përgjithësi dhe do të ndihmoj në kryerjen e detyrave të punës duke rritur efikasitetin dhe arritjen e rezultateve pozitive sa më të mira.

Pjesëmarrësit diskutuan për hapat e mëtutjeshëm, me qëllim të implementimit sa më të shpejtë të projektit.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha