Reagim i Odës së Avokatëve të Kosovës, lidhur me urdhëresën PKR.nr.43/19 të Gjykatës Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda

04 Nëntor 2021

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, lidhur me urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë, nr. PKR.nr.43/19 të datës 29.10.2021, paraqet këtë shqetësim serioz pasi që Kryetarja e trupit gjykues znj. Violeta Husaj Rugova, ka lëshuar urdhrin e lartcekur, me të cilin i është drejtuar OAK-së, që të caktoj avokat sipas detyrës zyrtare brenda një afati shumë të shkurtë, për një rast që gjyqtarja e ka pasur të njohur faktin se Këshilli Drejtues i OAK-së, ka marr vendime lidhur me këtë çështje e të cilat i janë dorëzuar kësaj gjykate dhe KGJK-së.

Andaj, forma e urdhrit që ka për tendencë të shtyjë Këshillin Drejtues të OAK-së, respektivisht OAK-në, që të veproj në kundërshtim me vendimet e saj, të nxjerra për këtë çështje, e që përveç kësaj forma me të cilën gjyqtarja në fjalë përveç se nuk gjen asnjë mbështetje ligjore, është edhe në kundërshtim me mënyrën e komunikimit ndërinstitucional.

Për më tepër në kuptim ligjor një urdhëresë e tillë nuk gjen mbështetje dhe nuk ekziston praktikë që një gjyqtar t’i drejtohet Odës së Avokateve të Kosovës, në mënyrë urdhërore, për të ndërmarrë apo mos ndërmarrë ndonjë veprim në frymën kushtetuese.

Sjellim në vëmendje se Oda e Avokatëve të Kosovës, është organizatë e pavarur profesionale e avokatëve, e cila funksionon në bazë të Ligjit për Avokatinë dhe se funksioni mbrojtës i avokatit është i përcaktuar edhe me nenin 111 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se “Avokatura është profesion i pavarur, e cila ofron shërbime sikur është e rregulluar me ligj” dhe se ne si OAK, nuk do të pranojmë asgjë më pak se kompetencat kushtetuese dhe ligjore të këtij funksioni.

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, do të veproj konform dispozitave Kushtetuese, Ligjit për Avokatinë dhe normativës së saj, në relacion komunikimi me institucionet tjera shtetërore respektivisht Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, nuk do të përgjigjet dhe nuk do të zbatoj asnjë vendim, urdhër apo forma të tjera, që bien ndesh me vendimet e Këshillit Drejtues, që cenojnë integritetin dhe pavarësinë e Odës së Avokatëve të Kosovës.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha