U certifikua grupi i radhës në trajimin për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës

07 Nëntor 2021

Prishtinë, 07.11.2021 - Sot përfundoj trajnimin grupi i radhës për Përgatitje të Provimit të Jurisprudencës.

Në ceremoninë e përfundimit të trajnimit morën pjesë Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi dhe Drejori Ekzekutiv, z. Besim Curri.

Kryetari dhe Drejtori dëgjuan nga pjesëmarrësit vërejtjet, sygjerimet dhe plotësimet që do të duhej të bëheshin në trajnimet e ardhshme.

Kryetari i OAK-së, z. Ejupi, duke i’u dëshiruar shumë suksese kandidatëve në Provimin e Jurisprudencës, deklaroj se Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet e përkushtuar në organizimin e trajnimeve të tilla për juristët e rinjë, të cilët sigurisht me kyqjen e tyre eventuale në sistemin juridik do të mundësojnë që qytetarët e Republikës së Kosovës, cdo herë të kenë mundësinë e trajtimit të barabartë para ligjit dhe me profesionalizmin e tyre do të mundësojnë rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë.

Nisur nga kjo, Oda e Avokatëve të Kosovës, do të vazhdoj me organizimin e tajnimit të radhës andaj fton të gjithë të interesuarit, që të paraqiten në Odën e Avokatëve, për të vijuar trajnimin e radhës që do të organizohet së shpejti dhe ku ligjërues do të jenë profesionistët më të mirë që ka sistemi juridik i Kosovës.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha