Kryesia e Degës Regjionale në Gjilan, organizoj takim me avokatët e kësaj Dege

11 Nëntor 2021

Gjilan, 11.11.2021 – Kryesia e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës, në Gjilan, mbajti takimin e radhës me avokatët nga kjo degë. Kryetari i Degës, z. Flamur Ahmeti së bashku me Nënkryetaren e kësaj Dege, znj. Fjolla Ukshini, pritën në tri grupe të ndara avokatët nga Gjilani, me qëllim të njoftimit të tyre lidhur me të arriturat e Kryesisë dhe çështjet tjera me rëndësi për ushtrimin e profesionit të avokatit.

Kryesia, para avokatëve paraqiti raportin e aktiviteteve të punës së tyre, derisa u dhanë sqarime të nevojshme edhe nga anëtari i Komitetit për Legjislacion dhe Çështje Normative z. Ardit Latifi, si dhe anëtari i Komisionit për çështjen e arkave fiskale, z. Arben Toska.

Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe Kryetari i Odës, z. Behar Ejupi, i cili para avokatëve, paraqiti një rezyme për funksionimin dhe punën e Odës së Avokatëve të Kosovës, duke theksuar në veçanti, angazhimin maksimal për të dërguar përpara proceset që janë në interes të avokatëve, që kanë të bëjnë me Projekt Kodin e Procedurës Penale, ndryshim plotësimin e Ligjit për Avokatinë dhe ligjeve tjera, hartimin, ndryshimin dhe plotësimin e normativës së brendshme të Odës, digjitalizimin e OAK-së, kërkesat e vazhdueshme të OAK-së, për ngritjen e tarifave dhe lehtësimin e procedurave për angazhimin në rastet sipas detyrës zyrtare dhe shumë çështje tjera që prekin interesin e drejtpërdrejtë të avokatëve, të gjitha këto me qëllim të lehtësimit për ushtrimin e profesionit të avokatisë.

Në këto tri takime, u diskutuan shumë çështje, për të cilat u theksua se po punohet me intensitet të lartë nga menaxhmenti i OAK-së dhe të gjitha organet e saj, me qëllim të eliminimit të barrierave për avokatët.

Takimi nga kjo Degë, u organizua në objektin e Gjykatës Themelore në Gjilan, duke respektuar në plotni, masat aktuale për mbrojtje nga Covid-19.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha