Kryetari i DR Pejë u takua me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Pejë

17 Nëntor 2021

Pejë, 17.11.2021 - Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Pejë, z. Blerim Ademaj, së bashku me anëtaren e Komitetit për Legjislacion dhe Çështje Normativë të OAK-së, znj. Qendresa Muriqi-Mekaj, u pritën në takim nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha.

Ky takim ishte organizuar me kërkesë të Kryetarit të DR Pejë, lidhur me çështjen e mos pagesave të faturave për angazhimet e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare, nga Gjykata Themelore në Pejë.

Lidhur me këtë çështje Kryetari i kësaj Gjykate, z. Berisha shprehi shqetësim për vonesën e ekzekutimit të pagesave dhe premtoj që deri në fund të vitit 2021 do të përfundojnë të gjitha pagesat.

Në mes tjerash u diskutuan edhe disa nga çështje, me të cilat po përballen avokatët e kësaj Dege, sidomos angazhimet si përfaqësues të përkohshëm qe ende nga ana e gjyqtarëve po caktohen sipas preferencave të tyre e jo përmes Zyrës së Degës Regjionale në Pejë.

Po ashtu shqetësimi tjetër që u diskutua ishte që gjyqtarët e kësaj Gjykate, prioritet për caktimin e datave të seancave po i’u japin lëndëve të reja ndërsa lëndët e vjetra kanë mbetur pa u trajtuar ende.

Dy krerët e institucioneve u pajtuan për bashkëpunim sa më të mirë, me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta, për forcimin e sundimit të së drejtës dhe përmirësimin e në problemet që i prekin këto dy institucione në Regjionin e Pejës.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha