Kryesia e Degës Regjionale në Mitrovicë, takohet me Kryetarin e Gjykatës Nikola Kabasic

03 Dhjetor 2019

03.12.2019, Mitrovicë – Kryesia e Degës Regjionale të OAK-së në Mitrovicë u takua me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë z. Nikola Kabasiç me të cilin u diskutuan një sërë çështjesh me të cilat avokatët e këtij regjioni ballafaqohen gjatë ushtrimit të përditshëm të këtij profesioni.

Kryesia i paraqiti para z. Kabasic këto çështje:

1. Funksionimi i sistemit të drejtësisë në Regjionin e Mitrovicës dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen avokatët e këtij Regjioni;

2. Numrin e madhë të lëndëve të cilat fare nuk trajtohen edhe përkundër faktit se janë lëndë të vjetra, në pritje në fushën civile dhe penale;

3. Lëndët civile dhe penale me rastin e ndërprerjes së procedurës, me ose pa arsye marrin numër tjetër dhe kjo në pakufi tregon se fiktivisht trajtohen si lëndë të kryera në raporte, por realisht këto lëndë nuk kryhen madje ka edhe të viteve 2007.

4. Nuk duhet trajtuar lëndët për tu plotësuar norma e gjykatës/sit por për t’u zgjedh lëndët të cilat nga vitet 2002 e këndej kanë mbetur pa u trajtuar.

5. Secili gjyqtar të vlerësohet përmes raportit se ai ka trajtuar me prioritet lëndët apo nëse ka pasur përzgjedhje selektive;

6. Të bëhet transparente përmes shpalljes, në hyrje të gjykatës, se cilat lëndë trajtohen nga cili vit, cili gjyqtar dhe të cilës natyrë janë.

7. Problemet lidhur me limitin e pagesave të avokateve për muaj dhe atë përpjekja që ky limit të hiqet;

8. Mosnënshkrimi i faturave nga ana e gjyqtarëve kur propozimet janë të njëjta për kohen sa ka masa ndaluese si paraburgimi dhe arresti shtëpiak;

9. Rastet kur gjyqtarët në veçanti i ftojnë avokatët në seanca dhe pastaj nuk i nënshkruajnë faturat etj.

10. Kryetari i Gjykatës u njoftua me pasqyrën e angazhimeve të avokatëve në rastet sipas detyrëes zyrtare, për vitet 2016; 2017; 2018 dhe 2019 në tërë territorin e Kosovës dhe vendin qe zë Regjioni i Mitrovicës, si Regjioni i cili më së paku angazhon në raste kur mbrojtja është e domosdoshme dhe gati kurrë kur kjo është në interes të drejtësisë (mbrojtja jo e detyruar).

11. Zyra për avokatë në ndërtesën e gjykatës-veri të pajiset me printerë, inventar dhe gjatë javës avokatët të kenë mundësi të shërbehen me kompjuter, printer dhe internet për nevoja të punës.

12. Shikimi i mundësisë që të ndahen gjyqtar për çështje statusore (shkurorëzime, njohje etj...)

13. Raste të shumta kur të pandehurit udhëzohen në pranimin e fajësisë edhe pse nuk ka mbrojtës dhe nuk janë plotësuar kushtet ligjore për këtë;

14. Mundësia e incizimit të seancave dhe sjelljes së palëve në procedurë si nga ana e gjykatës, prokurorisë dhe avokateve.

15. Rastet e sjelljeve individuale të ndonjërit nga avokatet jo në përputhje me etiken apo ligjin në fuqi të njoftohen organet e OAK-së dhe jo të shërbejnë si rast për ndërmarrje të hapave të njëanshëm për të gjithë avokatët.

Këto dhe disa çështje të tjera janë diskutuar, ndërsa me kërkesë të Kryetarit të Gjykatës, të njejtat do të i adresohen edhe në formë të shkruar, me qëllim të eleminimit të sfidave në raportet mes avokatëve dhe Gjykatës.

Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Mitrovicë njofton se në vazhdën e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë në Regjion, do të zhvillohen takime të tilla edhe me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Policinë e Kosovës NHR; dhe  Zyrën për ndihme Juridike.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha