Kryesia e Degës Regjionale në Pejë, u prit në takim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë

23 Dhjetor 2019

 

Pejë, 23.12.2019 – Kryesia e Degës Regjionale në Pejë, përkatësisht kryetari z. Blerim Ademaj së bashku me sekretaren znj. Shqipdonë Maraj u pritën në takim nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, z. Agim Kurmehaj.

Kryesia e DR Pejë ka mbajtur takim njoftues me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, z. Agim Kurmehaj.

Në këtë takim, kryeprokurori përpos që u njoftua me kryesinë e re të degës regjionale, i njejti ka shprehur gadishmëri të plotë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke ofruar përkrahje të parezervë.

Ndër të tjera, u diskutuan disa prej sfidave të përbashkëta, dhe se identifikimi i këtyre sfidave, do të bëhet në vazhdimësi, në mënyrë që takimet e ardhshme të kërkohet zgjidhje konkrete e çdo sfide në punën e përditshme të avokatëve të kësaj Dege.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha