Kryetari Havolli priti në takim grupin e avokatëve franko folës

10 Dhjetor 2019

10.12.2019, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës ka mbajtur takim me një grup të avokatëve, të cilët janë njohës të gjuhës frënge (Franko-Folës), me ç’rast është krijuar grupi koordinues i avokatëve franko-folës në Kosovë.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka krijuar mundësi të bashkëpunimit me Ambasadën e Francës në Kosovë. Grupi i avokatëve të Kosovës që janë njohës i gjuhës frënge nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të kenë mundësi që në të ardhmen të përfshihen në trajnime si dhe poashtu është shqyrtuar kërkesa e OAK-së, për mbështetje të grupit lidhur me vizita studimore në vendet franko-folëse si Franca Belgjika, dhe Zvicrra.

Anëtarë prezent në këtë takim ishin: Av. Abdulla Aliu, Av. Driton Dobruna, Av. Iliriana Serreqi, Av. Marigona Lajçi, Av. Vigan Rogova, Av. Rita Matoshi, Av. Hamit Gashi.

Anëtarët u pajtuan se lidhur me aktivitet e ardhshme të caktohen drejtuesit e këtij grupi me ç’rast u zgjodhën:

1. Kordinator – Av. Vigan Rogova

2. Zëvendës kordinatore - Av. Marigona Lajçi,

3. Këshilltar – Av. Abdulla Aliu.

Anëtarët e këtij grupi në fund të takimit folën për mundësinë e kordinimit për takime tjera në të cilat do të punohet për Planin e Punës dhe Planin e Buxhetit për vitin 2020.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha