Ndërroi jetë ish avokati Besim Rizvanolli nga Gjakova

16 Dhjetor 2019

 

16.12.2019, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 14.12.2019 humbi ish anëtarin e saj, ish avokatin Besim Rizvanolli nga Gjakova.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me datë 16.12.2019 në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Ish-avokati, Besim Rizvanolli u lind më 13.05.1933 në Gjakovë. Fakultetin Juridik e kishte mbaruar, sikurse, edhe provimin e Jurisprudencës në Prishtinë në vitin 1974. Ai profesionin e Avokatit e ka ushtruar qysh prej vitit 1974 deri në vitin 2011.

 

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha