KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

ORGANET

DELEGATET E ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS

 

PRISHTINË – Të zgjedhur në Janar 2024

Nr.

EMRI DHE MBIEMRI

  1.  

Adnan Pacolli

  1.  

Afrim Salihu

  1.  

Agron Curri

  1.  

Albulena Ukimeraj

  1.  

Arben Geci

  1.  

Ardiana Azemi

  1.  

Artan Qerkini

  1.  

Avni Leci

  1.  

Bahrie Shatrolli

  1.  

Bedri Abdullahu

  1.  

Bekim Sfishta

  1.  

Berat Tmava

  1.  

Besian Syla

  1.  

Besiana Ismajli

  1.  

Dafina Osmani

  1.  

Diamant Zekaj

  1.  

Driton Muharremi

  1.  

Egzon Lajçi

  1.  

Emrush Kastrati

  1.  

Erina Berisha

  1.  

Fanol Krasniqi

  1.  

Florim Shefqeti

  1.  

Granit Hadërgjonaj

  1.  

Halit Shaljani

  1.  

Jeton Osmani

  1.  

Korab Sejdiu

  1.  

Labinot Buzuku

  1.  

Labinot Vata

  1.  

Lindita Rexha

  1.  

Marigona Berisha

  1.  

Medina Mehmeti

  1.  

Mentor Bogaj

  1.  

Muhamet Durmishi

  1.  

Naim Rudari

  1.  

Nasuf Hasani

  1.  

Nebih Troshupa

  1.  

Osman Havolli

  1.  

Rrahim Ajeti

  1.  

Shpend Lushaku

  1.  

Skender Gojani

  1.  

Yll Zekaj

 

Të zgjedhur në Nëntor 2023

FERIZAJ

Nr.

EMRI DHE MBIEMRI

1.

Kushtrim Obrazhda

2.

Naim Ferati

3.

Ngadhnjim Rudi

4.

Urim Bajraktari

5.

Vildane Hamiti

 

MITROVICË

Nr.

EMRI DHE MBIEMRI

1.

Festëbardhë Ismajli

2.

Leutrim Ademi

3.

Nadire Koshi

4.

Rifat Bllata

5

Safet Voca

6.

Shefqet Ibrahimi

7.

Valdrin Islami

 

GJAKOVË

Nr.

EMRI DHE MBIEMRI

1.

Agron Kuçi

2.

Bahrije Xhyliqi

3.

Bardh Maksuti

4.

Gazmend Sharku

5.

Ylli Bokshi

 

PEJË

Nr.

EMRI DHE MBIEMRI

1.

Arianit Nikçi

2.

Blerim Ademaj

3.

Budak Shala

4.

Burhan Shabanaj

5.

Fatmir Ademaj

6.

Gëzim Kollçaku

7.

Haxhi Sinanaj

8.

Majlinda Kollçaku - Libusha

9.

Shaban Shala

10.

Shqiponjë Beqiraj

 

PRIZREN

Nr.

EMRI DHE MBIEMRI

1.

Alija Ajro

2.

Anita Qelaj

3.

Ardit Rifaj

4.

Drenushe Berisha

5.

Edona Hajzeraj

6.

Fatbardha Elezkurtaj

7.

Hasan Biraj

8.

Liridon Bullakaj

9.

Qazim Hasanaj

 

GJILAN

Nr.

EMRI DHE MBIEMRI

1.

Amir Zymberi

2.

Erëmira Halimi - Hamidi

3.

Faton Lakna

4.

Fatos Pira

5.

Fjolla Ukshini

6.

Granit Ramadani

7.

Ilir Shaqiri

8.

Milot Spahiu

 

Kompetencat e Kuvendit të OAK-së konform Ligjit për avokatinë:

Neni 42

Organet e Odës

1. Organet e Odës janë: Konferenca e përgjithshme, Kuvendi, Kryetari, Këshilli Drejtues, Këshilli Mbikëqyrës, organet disiplinore, dhe organet e përcaktuara me Statutin e Odës.

2. Struktura, kompetenca, përbërja, mënyra e zgjedhjes, të drejtat dhe detyrimet e organeve të Odës rregullohen me aktet e Odës.

3. Kuvendi i Odës përbëhet nga përfaqësuesit e degëve regjionale, mbi parimin e sistemit të delegimit, të cilët zgjidhen në proporcion me numrin e anëtarëve të Degëve Regjionale.

4. Kuvendin e Odës e përbëjnë tetëdhjetë e pesë (85) delegatë.


- Kompetencat e Kuvendit të OAK-së konform Statutit të  Odës së Avokatëve:

2) Kuvendi i Odës

Neni 81

1. Kuvendi e zhvillon aktivitetin e vet në Mbledhje.

2. Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Odës (në tekstin e mëtejshëm: Kuvendi), mbahet një herë në vit.

3.Mbledhjen e rregullt të Kuvendit e thërret Kryetari i Odës .

Neni 82

Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit e thërret Kryetari me nismën e vet, në bazë të kërkesës së 1/3 të delegatëve të Kuvendit, 1/3 e antarëve të Këshillit Drejtues ose në bazë të kërkesës, së paku, të tri Degëve Regjionale të Odës.

Neni 83

1. Delegatët e Kuvendit, Degët regjionale të Odës, të cilët kërkojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, kërkesën me shkrim duhet t’ia dorëzojnë Kryetarit me propozimin e rendit të ditës.

2. Kryetari e thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Odës, më së voni, në afatin prej dy (2) muajsh nga dita e marrjes së kërkesës nga par.1 i këtij neni.

Neni 84

1. Thirrja për mbledhjen e rregullt ose të jashtëzakonshme të Kuvendit, si dhe të gjitha materialet përcjellëse, duhet t’i dërgohen secilit antarë, më së voni, pesëmbëdhjetë (15) ditë para mbajtjes së saj.

2. Në thirrje duhet të ceket vendi dhe koha e mbajtjes së Kuvendit.

Neni 85

1. Mbledhja e Kuvendit mund të mbahet dhe të merren vendimet e plotfuqishme nëse në mbledhje merr pjesë shumica e delegatëve.

2. Kuvendi merr vendime me shumicë të thjeshtë votash të delegatëve të pranishëm në mbledhje.

Neni 86

1. Mbledhja e Kuvendit mund t’i zhvillon punimet në sesione dhe seancën plenare. Vendimet e Kuvendit merren në seancën plenare.

2. Me rregulloren për punën e Kuvendit mund të parashihen sesionet disa ditore të Mbledhjes së Kuvendit.

Neni 87

1. Kompetencat e Kuvendit janë:

1.1 Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit;

1.2 Zgjedhja e Komisioneve Disiplinore;

1.3 Zgjedhja e Komisionit Mbikëqyrës;

1.4 Miratimi i Kodit të Etikës Profesionale, Statutit të Odës së Avokatëve, Tarifës për kompensimin e Avokatëve, Rregullores disiplinore, Rregullores për punën e Kuvendit dhe Rregullores për Arsimimin e Vazhdueshëm Ligjor të Obligueshëm të avokatëve;

1.5 Miratimi i buxhetit të Odës;

1.6 Miratimi i raportit vjetor;

1.7 Vendime mbi çështjet e tjera, të rezervuara me Statutin e Odës së Avokatëve;

1.8 Shqyrtimi i të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me kryerjen e veprimtarisë së avokatisë dhe pozitën e avokatisë;

1.9 Shqyrtimi i raportit të organit mbikëqyrës;

1.10 Debati dhe nxjerrja e qëndrimeve dhe vendimeve lidhur me përparimin e punës së Odës, bashkëpunimin dhe anëtarësinë me institucione dhe asociacione tjera vendore dhe ndërkombëtare;

1.11 Shqyrtimi dhe marrja e qëndrimeve mbi të gjitha çështjet nga fushëveprimi i organeve të tjera të Odës.

Neni 88

Punimet e Kuvendit zhvillohen sipas Rregullores së punës të Kuvendit.

Këshilli mbikëqyrës i Odës së Avokatëve të Kosovës

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës:

1. Jeton Osmani - Kryetar

2. Gëzim Kollçaku - anëtar

3. Asdren Hoxha - anëtar

4. Naim Spahiu - anëtar

5.


Në bazë të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës

5) Këshilli mbikëqyrës

Neni 100

1. Anëtaret e Këshillit mbikëqyrës emërohen nga Kuvendi i Odës.

2. Këshilli mbikëqyrës përbehet nga 5 anëtarë. Kryetari i Këshillit mbikëqyrës zgjidhet nga vetë anëtarët e Këshillit.

Neni 101

1. Sipas propozimit të Këshillit Drejtues të Odës apo 1/3 e anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të Këshillit mbikëqyrës, edhe para skadimit të mandatit, nëse vërtetohet se nuk e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte dhe profesionale.

2. Vendimi i Kuvendit është përfundimtar.

Neni 102

1. Këshilli mbikëqyrës është i obliguar që së paku 1 (një) herë në vit ta kontrollojë afarizmin financiar të Odës.

2. Mbi punën e kryer, Këshilli mbikëqyrës e përpilon raportin të cilin ia dorëzon Kuvendit të Odës për miratim.

Neni 103

Organet e Odës që e udhëheqin afarizmin financiar të Odës (Këshilli Drejtues dhe Kryetari i Odës), janë të obliguar t’i prezantojnë të gjitha shënimet Këshillit mbikëqyrës, të cilat ata i kërkojnë.

 

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës

Anëtarët e Këshillit Drejtues:

  1. Behar Ejupi - Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës
  2. Naim Rudari – Nënkryetar
  3. Osman Havolli - Anëtar (ish Kryetar)
  4. Admir Salihu - Anëtar (Dega Regjionale në Ferizaj)
  5. Blerim Ademaj - Anëtar (Dega Regjionale në Pejë)
  6. Blerim Mazreku - Anëtar (Dega Regjionale në Prizren)
  7. Elvir Imeri - Anëtar (Dega Regjionale në Mitrovicë)
  8. Fadil Sinanaj - Anëtar (Dega Regjionale në Gjilan)
  9. Nasuf Hasani - Anëtar (Dega Regjionale në Prishtinë)
  10. Ylli Bokshi - Anëtar (Dega Regjionale në Gjakovë)

 


Në bazë të Statutit të Odës së Avokatëve të Kosovës

 Neni 94

Këshilli Drejtues i Odës, përbëhet nga Kryetari i Odës, Kryetari i mëparshëm i Odës, Nënkryetari, shtatë (7) anëtarë - Kryetar të Degëve Regjionale si dhe një (1) anëtar jashtë Odës, personi që është i shquar në lëminë juridike, i cili emërohet nga Kuvendi.

Neni 95

1. Kompetencat e Këshillit Drejtues janë:

1.1. përcakton propozimin e akteve normative në kompetencë të Kuvendit për miratim, sipas nenit 75 të Statutit të Odës ;

1.2. miraton akte normative përveç atyre të parashikuara me nën paragrafin 1.1 të këtij neni;

1.3. vendos për lartësinë e shumës për regjistrim, lartësinë e anëtarësisë dhe lartësinë e shumës së të hollave për obligimet tjera të avokatëve, praktikantëve dhe anëtarëve vullnetarë;

1.4. vendos për shumën e të hollave me të cilat mund të disponojë Këshilli Drejtues i Odës dhe Kryetari i Odës ;

1.5. vendos për programin dhe rekomandimet për ngritjen profesionale të avokatëve dhe praktikanteve;

1.6. vendos dhe jep rekomandime dhe propozime të interesit të përgjithshëm për ushtrimin e avokatisë;

1.7. përcakton propozimin e buxhetit, llogarisë dhe bilancit të Odës dhe ia paraqet Kuvendit për miratim;

1.8. udhëheq afarizmin financiar të Odës;

1.9. përcakton propozimin e raportit mbi punën e Këshillit Drejtues të Odës dhe të Kryetarit të Odës ,

1.10. përgatit raportet për anëtarësimin e Odës në shoqata ndërkombëtare të avokatëve dhe organizatat e tjera dhe i cakton përfaqësuesit e Odës në ato asociacione;

1.11. kujdeset për përparimin e bashkëpunimit të Odës në vendet e tjera dhe me asociacione të tjera profesionale;

1.12. përcjell punën e avokatëve, zyrave të përbashkëta, shoqërive të avokatëve dhe praktikanteve si dhe ndërmerr veprime për përparimin e punës së tyre;

1.13. kryen punë me rëndësi të përgjithshme të Odës;

1.14. organizon takime pune, tryeza të rrumbullakëta etj;

1.15. mbikëqyrë publikimin e Buletinit të Odës dhe botimeve tjera;

1.16. kryen të gjitha punët e përcaktuara me Ligjin për Avokatinë, me këtë Statut dhe akte të tjera të përgjithshme;

1.17. këshillon dhe njofton anëtarët e Odës për çështjet e detyrimeve profesionale;

1.18. vendosë për kërkesat e anëtarësisë në Odën dhe ankesat kundër saj;

1.19. ndërmjetëson në mospajtimet ndërmjet anëtarëve të Odës ;

1.20. mbikëqyrë përmbushjen e detyrimeve që i takojnë anëtarëve të Odës dhe përmbaron vendimet e Komisionit Disiplinor;

1.21. kërkon fillimin e procedurës disiplinore, në qoftë se kjo procedurë nuk është iniciuar nga palët e autorizuara;

1.22. administron me buxhetin e Odës;

1.23. jep llogari vjetore Kuvendit të Odës për administrimin e Odës ;

1.24. përgatit ekspertiza, të kërkuara nga organet zyrtare ose ndonjë gjykatë;

1.25. kontribuon në shkollimin dhe testimin e studentëve dhe praktikantëve;

1.26. bën propozimin për anëtarin e komisionit për provim të jurisprudencës;

1.27. përgatit raportin vjetor Kuvendit të Kosovës, për punën e Odës; 1.28 kryen detyrat e ngarkuara nga Kuvendi i Odës të parashikuara me Statutin e Odës.

Neni 96

1. Mbledhja e Këshillit Drejtues të Odës mund të mbahet dhe të merren vendimet e plotfuqishme nëse në mbledhje merr pjesë shumica e anëtarëve.

2. Këshilli Drejtues të Odës merr vendime me shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve të pranishëm.

3. Në mungesë të Kryetarit mbledhjet i udhëheq Nënkryetari.

Neni 97

Kryetari i Odës e thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Odës, nëse këtë e kërkon, së paku, 1/3 e anëtarëve të tij.

Neni 98

1. Thirrjet dhe materialet për mbledhjet e Këshillit Drejtues të Odës u dorëzohen anëtarëve, më së voni 8 ditë para mbledhjes.

2. Në thirrje duhet të shënohet vendi dhe koha e mbajtjes së mbledhjes dhe rendi i ditës.

Neni 99

Në mbledhje mbahet procesverbali të cilin e nënshkruajnë Kryesuesi i mbledhjes dhe procesmbajtësi.

 

Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës

3) Kryetari i Odës

Neni 89

1. Kompetencat e Kryetarit të Odës janë:

1.1 drejton dhe udhëheq Odën;

1.2 përfaqëson Odën;

1.3 udhëheq procedurën e dhënies së betimit solemn;

1.4 i lejon pagesat nga arka e Odës deri në limitin e caktuar nga Këshillit Drejtues dhe vendos për shpenzimin e tyre;

1.5 mbikëqyrë punën e Drejtorit Ekzekutiv të Odës;

1.6 kryen punë të tjera në pajtim me Ligjin për Avokatinë, këtë Statut dhe aktet tjera normative, duke ndërlidhë aktivitetet ditore të Odës ashtu siç është e përcaktuar me ligj.

Neni 90

Për punën e vet Kryetari i përgjigjet Kuvendit të Odës.

 Neni 91

1.1 Kryetari, që për shkaqe objektive nuk mund ta ushtrojë detyrën per një kohë të caktuar, e zëvendëson Nënkryetari, ndërsa në mungesën e Kryetarit dhe të Nënkryetarit të Odës, i zëvendëson anëtari i Këshillit Drejtues të cilin e cakton Këshilli Drejtues.

1.2 Nënkryetari nuk mund ta ushtroj detyrën e Kryetarit për një periudhë më të gjatë se 6 muaj.

2. Nënkryetari i Odës përveç punëve nga paragrafi 1 i këtij neni e ndihmon në punë Kryetarin e Odës dhe kryen edhe punë të tjera që Kryetari dhe Këshilli Drejtues i’a besojnë.

3. Të gjitha punët e Odës të cilat, sipas Statutit ose akteve tjetër të përgjithshme, nuk janë në kompetencë të Kuvendit apo organi tjetër të Odës, i kryen Këshilli Drejtues.

4. Aktet e Këshillit Drejtues të Odës janë përfundimtar. Kundër akteve përfundimtare të Këshillit Drejtues të Odës mund të zhvillohet konflikt administrativ, siç është përcaktuar me ligj.

5. Të gjitha aktet e Odës i nënshkruan Kryetari i Odës. Në rast pengese të Kryetarit, aktet në emër të Odës i nënshkruan Nënkryetari i Odës, ndërsa kur Kryetari dhe Nënkryetari i Odës pengohen, aktet në emër të Odës i nënshkruan anëtari i Këshillit Drejtues të cilin për atë e ka autorizuar Këshilli Drejtues.

6. Dispozita e paragrafit 5 të këtij neni zbatohet edhe për nënshkrimin e akteve të Këshillit Drejtues të Odës.

Neni 92

1. Kryetari dhe Nënkryetari në rastet kur e zëvendëson atë, për punën e vet ka të drejtë në shpërblim.

2. Lartësia e shpërblimit nga par.1 i këtij neni caktohet nga Këshilli Drejtues i Odës.

Neni 93

1. Mandati i Kryetarit dhe Nënkryetari pushon;

1.1 me dorëheqje;

1.2 me shkarkim;

1.3 kur me tepër se 6 muaj pandërprerë nuk është në gjendje ta ushtroj detyrën.

2. Për procedurën e shkarkimit zbatohen përshtatshmërish dispozitat e këtij Statuti lidhur me thirrjen dhe vendimmarrjen në mbledhjet e Kuvendit.

Nënkryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës

 

 

 

 

 

 

 

 

MA.SC. NAIM RUDARI - Nënkryetar

 

 


Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës

Neni 77

1. Organet e Odës janë:

1.1 Konferenca e përgjithshme;

1.2 Kuvendi;

1.3 Kryetari;

1.4 Nënkryetari;

1.5 Këshilli Drejtues;

1.6 Këshilli Mbikëqyrës;

1.7 Organet Disiplinore;

1.8 Komisioni për ankesa.

Neni 87

1. Kompetencat e Kuvendit janë:

1.1 Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit;

1.2 Zgjedhja e Komisioneve Disiplinore;

1.3 Zgjedhja e Komisionit Mbikëqyrës;

Neni 91

1.1 Kryetari, që për shkaqe objektive nuk mund ta ushtrojë detyrën per një kohë të caktuar, e zëvendëson Nënkryetari, ndërsa në mungesën e Kryetarit dhe të Nënkryetarit të Odës, i zëvendëson anëtari i Këshillit Drejtues të cilin e cakton Këshilli Drejtues.

1.2 Nënkryetari nuk mund ta ushtroj detyrën e Kryetarit për një periudhë më të gjatë se 6 muaj.

2. Nënkryetari i Odës përveç punëve nga paragrafi 1 i këtij neni e ndihmon në punë Kryetarin e Odës dhe kryen edhe punë të tjera që Kryetari dhe Këshilli Drejtues i’a besojnë.

3. Të gjitha punët e Odës të cilat, sipas Statutit ose akteve tjetër të përgjithshme, nuk janë në kompetencë të Kuvendit apo organi tjetër të Odës, i kryen Këshilli Drejtues.

4. Aktet e Këshillit Drejtues të Odës janë përfundimtar. Kundër akteve përfundimtare të Këshillit Drejtues të Odës mund të zhvillohet konflikt administrativ, siç është përcaktuar me ligj.

5. Të gjitha aktet e Odës i nënshkruan Kryetari i Odës. Në rast pengese të Kryetarit, aktet në emër të Odës i nënshkruan Nënkryetari i Odës, ndërsa kur Kryetari dhe Nënkryetari i Odës pengohen, aktet në emër të Odës i nënshkruan anëtari i Këshillit Drejtues të cilin për atë e ka autorizuar Këshilli Drejtues.

6. Dispozita e paragrafit 5 të këtij neni zbatohet edhe për nënshkrimin e akteve të Këshillit Drejtues të Odës.

Neni 92

1. Kryetari dhe Nënkryetari në rastet kur e zëvendëson atë, për punën e vet ka të drejtë në shpërblim.

2. Lartësia e shpërblimit nga par.1 i këtij neni caktohet nga Këshilli Drejtues i Odës.

Neni 93

1. Mandati i Kryetarit dhe Nënkryetari pushon;

1.1 me dorëheqje;

1.2 me shkarkim;

1.3 kur me tepër se 6 muaj pandërprerë nuk është në gjendje ta ushtroj detyrën.

2. Për procedurën e shkarkimit zbatohen përshtatshmërish dispozitat e këtij Statuti lidhur me thirrjen dhe vendimmarrjen në mbledhjet e Kuvendit.

 

Anëtarët e Komisionit për Ankesa

1. Daut Rudi - Kryetar

2. Agon Rexhaj - anëtar

3. Agim Shala - anëtar

4. Drenushe Berisha - anëtare

5. Edona Sina – anëtare

6. Kadri Sylaj - anëtar

7. Luljeta Jashari-Hertica - anëtare

8. Ruzhdi Berisha - anëtar

9. Shpëtim Sadiku - anëtar


Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës

 Neni 109

1. Anëtarët e Komisionit për ankesa emërohen nga Kuvendi i Odës.

2. Komisioni përbëhet prej dhjetë (10) anëtarësh.

3. Kryetari i Komisionit për ankesa zgjidhet nga vetë anëtarët e Komisionit.

Neni 110

1. Komisioni për ankesa, në cilësinë e organit të shkallës së dytë, vendos lidhur me ankesat që

parashtrohen kundër vendimeve të Komisionit Disipinor si dhe rasteve të parapra me nenin 6 dhe 48 të Ligjit për Avokatinë.

2. Kur Komisioni për ankesa vendos sipas ankesave disiplinore është i detyruar që t’i përmbahet

rregullave të veçanta të kësaj procedure.

3. Sipas propozimit të Këshillit Drejtues të Odës apo 1/3 e anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të Komisionit për Ankesa, edhe para skadimit të mandatit, nëse vërtetohet se nuk e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte dhe profesionale.

4. Vendimi i Kuvendit është përfundimtar.

Neni 111

1. Komisioni për Ankesa është i obliguar që për ankesat të vendosë në afatin prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e parashtrimit të ankesës.

2. Kundër vendimit të Komisionit për ankesa mund të fillohet kontesti administrativ në përputhje me nenin 55 të Ligjit për Avokatinë.

Neni 112

Komisioni për Ankesa punon dhe merr vendime të plotfuqishme në kolegje disiplinore të përcaktuar në Rregulloren për procedurën disiplinore.

 

Ndër kompetencat kryesore të Qendrës Trajnuese janë: organizimi i trajnimeve të obligueshme për Avokatët (AVLO), organizimin e procesit të specializimit për Avokatë, provmin e etikës për Avokatë, trajnimin për kandidatët që do t’i nënshtrohen Provimit të Jurisprudencës, programin e trajnimit gjithpërfshirës për praktikant, programin e mentorimit për studentet femra, provimin e përshtatshmërisë për avokatët e huaj, trajnimet për trajnues si dhe hulumtime e publikime nga fushat të ndryshme me interes për përfitesit e aktiviteteve profesionale të Odës së Avokatëve.

Për më shumë informacione kliko Këtu

RREGULLORJA PËR ORGANIZIMIN DHE PUNËN E KOMITETEVE

Neni 3

1. Në fushat e aktivitetit të tij, Këshilli Drejtues i Odës do të themelojë Komitete të Përhershme.

2. OAK, do t’i ketë këto Komitete të Përhershme:

1) Komitetin për Legjislacion dhe Çështje Normative,

2) Komitetin për Planifikimin Strategjik,

3) Komiteti për Çështje Gjinore,

4) Komitetin për Etike dhe Sistem Disiplinor,

5) Komiteti për Praktikant,

6) Komiteti për Çështjen e Komuniteteve Joshumicë.

3. Komitetet e Përhershme kanë për obligim që Këshillit Drejtues t’i paraqesin planin vjetor të punës dhe propozim buxhetin 30 ditë para mbajtjes së Kuvendit Vjetor të OAK.

RREGULLORJA PËR ORGANIZIMIN DHE PUNËN E KOMITETEVE

Neni 6

1. Këshilli Drejtues do të formojë Komitete të Përkohshme për çështje të caktuara të ashtuquajtura ad-hoc

2. Komitetet e Përkohshme pushojnë së funksionuari me përfundimin e projektit, respektivisht zgjidhjen e çështjes për të cilën janë formuar.

 

Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës

X. SHTRIRJA REGJIONALE E ODËS

Neni 113

1. Dega Regjionale është formë e drejtpërdrejtë e vendosjes dhe e realizimit të drejtave dhe detyrave të avokatëve ë cilën e përbëjnë të gjithë avokatët e asaj dege. 2. Degat Regjionale e Odës:

2.1 zgjedhë kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe delegatët për Kuvendin e Odës dhe të anëtarëve të organeve tjera të Odës;

2.2 jep mendim për të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë themelore të avokatëve dhe të avokatëve praktikantë;

2.3 jep propozime për regjistrim të avokatëve në Regjistrin e avokatëve të Odës;

2.4 diskuton për të gjitha çështjet e punës së avokatëve dhe të avokatëve praktikant në territorin e saj, në pajtim me dispozitat e këtij Statuti dhe organeve kompetente të Odës i propozon zgjidhjen e tyre;

2.5 diskuton për ruajtjen e nderit dhe të etikës profesionale të avokatëve;

2.6 kujdeset për kushtet e punës së avokatëve dhe të avokatëve praktikant në territorin e vet;

2.7 zbaton vendimet e organeve të Odës;

2.8 me rastin e bastisjes së zyrës së avokatit sipas urdhërit të gjykatës kompetente, siguron prezencën e përfaqësuesit të Odës;

2.9 Këshillit Drejtues të Odës i paraqet raportin e punës;

2.10 zbaton edhe detyrime tjera në pajtim me ligjin dhe aktet e përgjithshme të Odës.

Neni 114

Anëtarë të Degëve Regjionale janë të gjithë avokatët, të cilët selinë e zyrave e kanë në atë regjion.

Neni 115

Dega Regjionale ka Kryetarin, Nënkryetarin dhe Sekretarin.

Neni 116

Organizimi i Degëve Regjionale, detyrat dhe aktivitetet e tyre rregullohen me akt të veçantë.

RREGULLORJA PËR ARSIMIMIN E VAZHDUAR LIGJOR TË OBLIGUAR PËR AVOKATË

Neni 4

Detyrimet për AVLO

1. Çdo avokat aktiv, ashtu si parashihet nga neni 6, duhet t’i ketë të kryera (realizuara) dhjetë (10) orë kredi të arsimimit të vazhduar ligjor;

2. Avokati i regjistruar për të parën herë në profesion detyrohet që deri në tri vitet e para raportuese të kyçjes në profesion, t’i ketë të kryera (realizuara) pesëmbëdhjetë (15) orë kredi të arsimimit të vazhduar ligjor gjatë secilit vit raportues.

3. Avokatët që kanë mbushur mbi 70 vite janë të obliguar të fitojnë pesë (5) orë kredi AVLO brenda një viti.

Anëtaret e Komitetit për Çështje Gjinore

1. Lendita Keqekolla-Gashi - Kryetare

2. Blerina Dërmaku - Nënkryetare

3. Arbnora Shefkiu - Anëtare

4. Marigona Lajqi - Anëtar

5. Nadire Hoxha  - Anëtare

6. Venera Gashi - Selmanaj - Anëtare

Anëtarët e Komitetit për Etike dhe Sistem Disiplinor

1. Merita Stbulla Emini - Kryetare

2. Erzana Shehu Mazreku - Anëtare

3. 

4. Dardan Hakiu - Anëtar

5. Gasper Komani - Anëtar

6. 

7. Liridon Tafa - Anëtar

8. Saranda Keqekolla Sadiku - Anëtare

Komiteti për Praktikant

1.Sahara Duriqi -

2. Taulant Broqi - Nënkryetar

3. Bashkim Mehana - Anëtar

4. Berhil Shasivari - Anëtar

5. Besmir Rrahmani - Anëtar

6. Bledar Gashi - Anëtar

7. Eset Berisha - Anëtar

8. Taulant Aliu - Anëtar

 

Anëtarët e Komitetit për Legjislacion dhe Çështje Normative

1. Florin Lata - Kryetar

2. Albana Kelmendi - Nënkryetare

3. Ardit Latifi - Anëtar

4. Avni Leci - Anëtar

5. Bekim Sfishta - Anëtar

6. Besnik Beqiri - Anëtar

7. Egzon Doli – Anëtar

8. Labinot Berisha – Anëtar

9. Qendresa Muriqi-Mekaj – Anëtare

10. Valon Mehmeti – Anëtar

11. Xhemajl Ahmeti - Anëtar

Anëtarët e Komitetit për Planifikim Strategjik

1. Gazmend Rexhepi – Kryetar

2. Visar Haxhibeqiri – Nënkryetar

3. Betim Shala – Anëtar

4. Dardane Ismajli – Anëtare

5. Hysen Berisha - Anëtar

6. Ilir Shaqiri – Anëtar

7. Mentor Bogaj – Anëtar

8. Merita Binakaj – Anëtare

9. Yll Bokshi – Anëtar

Anëtarët e Komitetit për minoritete

1. Agim Lushta – Anëtar

2. Erdin Thana – Anëtar

3. Hamijeta Myftari – Anëtare

4. Jovana Filipoviç – Anëtare

5. Ljubomir Pantoviç – Anëtar

6. Milka Milosavljeviç - Anëtare

7. Milos Deleviç - Anëtar

8. Nilaj Nobërdali-Turku – Anëtare

Anëtaret e Komisionit Disiplinor

1. Agron Curri -Kryetar

2. Adnan Pacolli - Anëtar

3. Rrahim Ajeti - Anëtar

4. Violeta Jashari - Anëtar

5. Arsim Bilalli - Anëtar

6. Marigona Berisha - Anëtar

7. Sarande Beqiri - Anëtar

8. Fitim Shporta - Anëtar

9. Besian Syla - Anëtare

10. Bajram Lajqi - Anëtar


Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës

Neni 106

Komisioni disiplinor përbëhet nga dhjetë (10) anëtarë të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Odës.

Neni 107

Komisionet disiplinore zgjedhin nga radhët e veta Kryetarin e Komisionit që udhëheq punën e Komisionit.

Neni 108

1. Gjatë punës, anëtarët e komisionit disiplinor janë të pavarur dhe vendosin sipas Ligjit, Statutit të Odës, Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve, Rregullores Disiplinore dhe akteve tjera normative të Odës.

2. Sipas propozimit të Këshillit Drejtues apo 1/3 e anëtarëve të Kuvendit, Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të Komisionit Disiplinor, edhe para skadimit të mandatit, nëse vërtetohet se nuk e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte dhe profesionale.

3. Vendimi i Kuvendit është përfundimtar.

Statuti i Odës së Avokatëve të Kosovës 

Neni 104

1. Procedura disiplinore zhvillohet nga organet disiplinore të Odës.

2. Organet disiplinore përbëhen nga:

2.1 Zyra e Prokurorit Disiplinor;

2.2 Komisioni Disiplinor;

2.3 Komisioni për Ankesa.

3. Veprimet e organeve disiplinore rregullohen me akt të veçantë.

Neni 105

1. Zyra e Prokurorit Disiplinor inicion, pranon dhe shqyrton çdo fletëparaqitje ndaj avokatëve dhe praktikantëve.

2. Prokurori Disiplinor zgjidhet nga Këshilli Drejtues.

3. Gjatë punës, Zyra e Prokurorit Disiplinor është e pavarur në zhvillimin e procedurës së hetimit sipas Ligjit për Avokatinë, Statutit të Odës, Kodit të Etikës profesionale të Avokatëve dhe Rregullores Disiplinore të Odës.

4. Përbërja e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe procedura e përzgjedhjes përcaktohen me akt të veçantë.

5. Zyra e Prokurorit disiplinor sipas fletëparaqitjes së paraqitur do të kryej veprimet hetimore të nevojshme dhe pas kësaj:

5.1 me vendim do ta hudhë poshtë fletëparaqitjen, nëse konkludon se veprimet e paraqitura nuk kanë elemente të shkeljes disiplinore ose për shkak të paraqitjes së parashkrimit të shkeljes dhe të zhvillimit të procedurës disiplinore, ose

5.2 do të përpilojë Propozimin për zhvillimin e procedurës disiplinore për shkeljen disiplinore dhe të njëjtën e përfaqëson deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

5.3 Kundër vendimit për hudhje poshtë të fletëparaqitjes disiplinore paraqitësi i fletëparaqitjes ka të drejtë kundërshtimi, nëpërmjet Prokurorit Disiplinor të Odës, në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të vendimit, për të cilën vendos Këshilli Drejtues i Odës.