Besnik R. Berisha
Kryetar i OAK
BIOGRAFIA
Kompetencat e Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës
3) Kryetari i Odës
Neni 89
1. Kompetencat e Kryetarit të Odës janë:
1.1 drejton dhe udhëheq Odën;
1.2 përfaqëson Odën;
1.3 udhëheq procedurën e dhënies së betimit solemn;
1.4 i lejon pagesat nga arka e Odës deri në limitin e caktuar nga Këshillit Drejtues dhe vendos për shpenzimin e tyre;
1.5 mbikëqyrë punën e Drejtorit Ekzekutiv të Odës;
1.6 kryen punë të tjera në pajtim me Ligjin për Avokatinë, këtë Statut dhe aktet tjera normative, duke ndërlidhë aktivitetet ditore të Odës ashtu siç është e përcaktuar me ligj.
Neni 90
Për punën e vet Kryetari i përgjigjet Kuvendit të Odës.
Neni 91
1.1 Kryetari, që për shkaqe objektive nuk mund ta ushtrojë detyrën per një kohë të caktuar, e zëvendëson Nënkryetari, ndërsa në mungesën e Kryetarit dhe të Nënkryetarit të Odës, i zëvendëson anëtari i Këshillit Drejtues të cilin e cakton Këshilli Drejtues.
1.2 Nënkryetari nuk mund ta ushtroj detyrën e Kryetarit për një periudhë më të gjatë se 6 muaj.
2. Nënkryetari i Odës përveç punëve nga paragrafi 1 i këtij neni e ndihmon në punë Kryetarin e Odës dhe kryen edhe punë të tjera që Kryetari dhe Këshilli Drejtues i’a besojnë.
3. Të gjitha punët e Odës të cilat, sipas Statutit ose akteve tjetër të përgjithshme, nuk janë në kompetencë të Kuvendit apo organi tjetër të Odës, i kryen Këshilli Drejtues.
4. Aktet e Këshillit Drejtues të Odës janë përfundimtar. Kundër akteve përfundimtare të Këshillit Drejtues të Odës mund të zhvillohet konflikt administrativ, siç është përcaktuar me ligj.
5. Të gjitha aktet e Odës i nënshkruan Kryetari i Odës. Në rast pengese të Kryetarit, aktet në emër të Odës i nënshkruan Nënkryetari i Odës, ndërsa kur Kryetari dhe Nënkryetari i Odës pengohen, aktet në emër të Odës i nënshkruan anëtari i Këshillit Drejtues të cilin për atë e ka autorizuar Këshilli Drejtues.
6. Dispozita e paragrafit 5 të këtij neni zbatohet edhe për nënshkrimin e akteve të Këshillit Drejtues të Odës.
Neni 92
1. Kryetari dhe Nënkryetari në rastet kur e zëvendëson atë, për punën e vet ka të drejtë në shpërblim.
2. Lartësia e shpërblimit nga par.1 i këtij neni caktohet nga Këshilli Drejtues i Odës.
Neni 93
1. Mandati i Kryetarit dhe Nënkryetari pushon;
1.1 me dorëheqje;
1.2 me shkarkim;
1.3 kur me tepër se 6 muaj pandërprerë nuk është në gjendje ta ushtroj detyrën.
2. Për procedurën e shkarkimit zbatohen përshtatshmërish dispozitat e këtij Statuti lidhur me thirrjen dhe vendimmarrjen në mbledhjet e Kuvendit.
Bllazha Stankoviq – avokat në Prishtinë (1974-1977)
Hasan Kryeziu – avokat në Prishtinë periudha (1977 -1978)
Mikel Marku – avokat në Pejë ( 1978-1979)
Mirosllav Gapiq – avokat në Prizren (1980–1981)
Mustafa Radoniqi – avokat në Pejë (1981-1982)
Svetisllav Joviq – avokat në Prishtinë (1983-1984)
Latif Krasniqi – avokat në Prishtinë (1984-1985)
Mikel Marku – avokat në Pejë dhe Millorad Fillipoviq - avokat në Prishtinë (1986–1989)
Vukosav Stankoviq – avokat në Prishtinë (1986-1989)
Teki Bokshi – avokat në Gjakovë (1989-1992)
Xhafer Maliqi – avokat në Vushtrri (1992-1999)
Lirie Osmani – avokate në Prishtinë (2001-2004)
Adem Vokshi – avokat në Mitrovicë (2004-2006)
Ramë Gashi – avokat në Prishtinë (2006-2008)
Musa Dragusha – avokat në Prishtinë (2008-2011)
Ibrahim Dobruna - avokat në Prishtinë (2011-2015)
Osman Havolli - avokat në Prishtinë (2016-2020)
Behar Ejupi - avokat në Prishtinë (2020-2024)