KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së uron firmën e avokatisë Pallaska&Associates

13 November 2013

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna uroi firmën e avokatisë “Pallaska&Associates”, e cila është ranguar e para në Kosovë për vitin 2014 sipas vlerësimit të organizatës ndërkombëtare International Financial Law Review (“IFLR 1000”).

Ky është viti i dytë radhazi në të cilin “Pallaska&Associates” nderohet me këtë çmim.

Në vlerësimin e vet, IFLR 1000 thekson se klientët befasohen për të mirë me “stilin perëndimor” që ofrohet në firmë, përderisa posaçërisht lavdërojnë Menaxhues, Dastid Pallaska. Në këtë drejtim, IFLR 1000 gjithashtu citon një klient duke thënë se “kjo është një firmë shumë profesionale me potencial të madh”.


Urimi i kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës

I nderuari zotëri Pallaska,

Duke Ju uruar këtë sukses të përsëritur, për dy vite radhazi, shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim për këto arritje.

Duke ju njohur për së afërmi, e duke bashkëpunuar me Pallaska&Associates, ndihem shumë krenar për këtë rangim sepse ky është edhe një vlerësim për avokatinë e Kosovës.

Ju si një anëtarë relativisht i ri i OAK-së, me punën dhe sukseset e Juaja, po ndikoni pozitivisht në ngritjen e imazhit të avokatit kosovar duke u bërë model i një avokati profesional, efektiv dhe etik, që është aq i nevojshëm në këtë kohë.

Shëndet dhe sukses !

Me konsideratë,
Av. Ibrahim Z. Dobruna
Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës