20 August 2014
Prishtinë – Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore të OAK-së, Merita Stublla Emini dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Yll Zekaj pritën në takim përfaqësueset nga Ambasada Norvegjisë në Kosovë, Kathrina Ramberg dhe Amra Jasarevic.
Kryetarja Stublla Emini dhe drejtori Zekaj informuan përfaqësueset e Ambasadës Norvegjezë në Kosovë për të aktivitet, arriturat dhe përpjekjet e vazhdueshme të Odës së Avokatëve të Kosovës për avancimin e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
Ata gjatë takimit shfaqen nevojat për përkrahje të Komitetit për Çështje Gjinore të Odës për motivimin e femrave juriste për kyçje në profesionin e drejtësisë dhe mundësinë e krijimit të një vizite Komitetit për Çështje Gjinore në shtetin Norvegjez, e cila do i paraprijë një marrëveshje binjakëzimi mes dy Komiteteve në fjalë. Ndër të tjera, është diskutuar çështja e mbështetjes së segmenteve tjera të Zyrës Disiplinore, Qendrës Trajnuese për Avokatë, themelimin e Qendrës së Kërkimit për OAK-në, mundësinë për mbështetje për rihapjen e Zyrave Regjionale dhe mbështetje teknike për realizimin e seminareve.
Në anën tjetër, Kathrina Ramberg dhe Amra Jasarevic u shprehen të kënaqura lidhur me të arriturat e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe me këtë rast ofruan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim për të ngritur kapacitetet e theksuara.
Ato theksuan se Ambasada Norvegjeze është e gatshme për përkrahjen e Odës së Avokatëve të Kosovës, pasi konsideron se OAK është faktor kyç në sistemin e drejtësisë dhe avancimin e saj.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që Oda e Avokatëve të Kosovës të paraqet nevojat e saj për mbështetje përmes një kërkese drejtuar Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë.