KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Studentet e UBT-së vizituan OAK

04 December 2013

ekipi

Prishtinë, 04.12.2013 - Rreth 20 studentë të Fakultetit për Media dhe Komunikim të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) kanë vizituar Odën e Avokatëve të Kosovës. Studentet e UBT janë pritur nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe Zyrtari për Komunikim, z. Flamur Ramadani.

Gjatë vizitës së tyre studentët kanë parë nga afër zyret në të cilat është vendosur administrata dhe janë njoftuar për punën dhe angazhimet që janë duke u bërë nga OAK.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna para studentëve ka bërë përmbledhjen e aktiviteteve, sfidat dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Rreth aktiviteteve të administratës dhe të tjera, studentet e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) janë informuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj. Ndërsa, rreth Zyrës për Komunikim, z. Flamur Ramadani ka mbajtur një ligjëratë përmes së cilës ka folur për punën e Zyrës për Komunikim dhe sfidat e kësaj zyreje që nga themelimi i saj.

Studentet e UBT kanë pasur rastin të shkëmbejnë përvoja dhe të shtjellojnë çështje të ndryshme me stafin administrativë të Odës së Avokatëve të Kosovës.