KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK përmbylli takimet Bench Bar në shtatë regjione të Kosovës për vitin 2013

31 December 2013

ekipi

Në takimet Bench Bar për vitin 2013 kanë marrë pjesë 485 gjyqtar, prokuror, avokat dhe përfaqësues të policisë në 7 regjione të Kosovës dhe janë zhvilluar 29 takime

Prishtinë, 31.12.2013 - Oda e Avokatëve të Kosovës ka përmbyllur për vitin 2013 me fazat e takimeve të përbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë. Në të gjitha këto takime kanë marr pjesë një numër i madh i gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe Policisë së Kosovës. Nga 29 takime gjithsej sa janë organizuar në 7 regjione kanë marr pjesë 485 pjesëmarrës nga akteret kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në çdo regjion të Kosovës janë zhvilluar nga katër (4) takime të përbashkëta Bench Bar.

Në këto takime janë diskutuar shumë tema që ndërlidhen me problematikat e hasura në zbatimin e legjislacionit juridik në Kosovë. Me hyrjen në fuqi të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penal në janar të vitit 2013 janë paraqitur shumë pengesa në praktik. Këto takime të përbashkëta kanë ndihmuar në përafrimin e praktikave nëpër regjione me çka i është dhënë një shtytje zbatimit të dispozitave të cilat janë shfaqur shqetësime rreth zbatimit të tyre.

Një segment mjaft i rëndësishme i këtyre takimeve ka qenë debat interaktiv të akterëve pjesëmarrës. Ata kanë paraqitur shqetësimet e institucioneve të tyre tek përfaqësuesit relevant në regjione dhe kjo mënyrë ka ndikuar në eliminimin e shumë probleme të hasura. Takimet Bench Bar do të zhvillohen edhe gjatë vitit 2014 me të njëjtin format dhe do të trajtohen tema me interesë për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Iniciativa e këtyre takimeve ka ardhur falë bashkëpunimit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës de Programit për Juristët në Kosovë (PJK) i cili implementohet në partneritet nga USAID de NCSC, me të cilat janë zhvilluar katër fazat e të takimeve të përbashkëta (Bench Bar).

Qëllimi i këtyre takimeve të përbashkët është themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë. Këto takime të përbashkëta janë joformale dhe çështjet që diskutohen janë specifike dhe të fokusuara. Takimet e përbashkëta mbahen në grupe të vogla dhe janë të rregullta. Në fund të çdo takimi pjesëmarrësit propozojnë zgjidhje konkrete për çdo dileme të identifikuar. Këto zgjidhje mandej do të ndahen me autoritetet regjionale dhe ato të nivelit qendror.

Degët Regjionale të avokateve janë forma të organizimit territorial de aktivitetit të Odës së Avokatëve të Kosovës, të cilat nën kushtet e përcaktuara me ligj janë të themeluara sipas Statutit të OAK-së, Tubimet regjionale janë organizuar sipas regjioneve të cilat i përgjigjen shtrirjes territoriale të Gjykatave të Qarkut, sipas organizmit të sistemit gjyqësor të Kosovës, përkatësisht dega regjionale; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.

Koordinator i takimeve Bench Bar

Flamur Ramadani