22 January 2014
Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna ka marr pjesë në konferencën “Natyra vetë-ekzistuese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës” e organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Programin për Sundim Efektiv të Ligjit (EROL) të USAID-it.
Në këtë konferencë, ndër të tjera, është trajtuar aftësia e gjykatave të rregullta për të referuar çështjet e ndryshme kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si dhe çështja e kompetencave dhe sfidave ekzistuese në marrëdhëniet reciproke.
Kryetari Dobruna në këtë konferencë ka prezantuar temën “Ndërtimi i politikës gjyqësore një prej sfidave në gjykatat e Kosovës”.