KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK- KE: Të gatshëm për bashkëpunim

05 February 2014

ekipi

Prishtinë, 05.02.2014 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna priti në takim delegacionin nga Këshilli i Evropës në Kosovë, i kryesuar nga Zëvendësshefi i kësaj zyreje, z. Andrew FORDE me të cilin ka biseduar për hulumtimin e mundësive për një bashkëpunim të përafërt në fushat e drejtësisë dhe anti-diskriminimit.

Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna informoi Zëvendësshefin e Këshillit të Evropës në Kosovë, Andrew FORDE, lidhur me zhvillimet dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Oda e Avokatëve të Kosovës. Dobruna foli edhe për ndryshimet më të reja të pësuara me ligjin e ri për avokatinë dhe aktetet tjera normative të brendshme.

Në anën tjetër, zëvendësshefi i Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Andrew FORDE shprehu gatishmërinë për përkrahjen e Odës së Avokatëve të Kosovës në sferën e trajnimeve përmes programit HELP. Në kuadër kësaj, ai shtoi se do të shqyrtohet mundësia për organizim të trajnimeve për mësime në distancë (platforma e-learning) për avokatë.

Zëvendësshefi i Këshillit të Evropës në Kosovë, z. Andrew FORDE ndër të tjera tha se OAK së shpejti do të merr ftesën për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore në Strasburg gjatë muajit qershor 2014 në të cilën do të marrin pjesë 47 Oda të Avokatëve. Tema e konferencës do të jetë “Nga trajnime të mira në vendime të mira”.