KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dobruna dhe Cliff biseduan për mënyrat e bashkëpunimit

11 February 2014

ekipi

Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna u prit sot në takim nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff me të cilin bisedoi për mundësinë e krijimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Temë bisede e kryetarit Dobruna dhe Ambasadori Cliff ishin aktivitetet aktuale të Odës së Avokatëve të Kosovës, planet e ardhshme, si dhe mënyrat në të cilat Qeveria e Britanisë së Madhe, nëpërmjet Ambasadës së saj në Kosovë, mund të mbështesë nismat e Odës.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna shprehu interesimin për ngritjen e cilësisë së avokatëve përmes Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar, që do të ndikojë si faktor kyç në stabilitetin e sistemit të drejtësisë.

Dobruna shprehu pakënaqësinë me sistemin gjyqësor në Kosovë për shkak të mos menaxhimit jo të mirë të lëndëve, mungesës së gjyqtarëve me eksperiencë, e që sipas tij, më së shumti është duke pësuar avokatet dhe qytetari i Kosovës. Andaj, ai shtoi se Oda e Avokatëve të Kosovës së shpejti do i ofron listën e avokatëve me eksperiencë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës për të ndihmuar dhe për të dal nga situata e brisht e krijuar.

Z. Dobruna dhe z. Cliff biseduan gjithashtu për rolin dhe prezencën e EULEX-it në Kosovë, e cila sipas tyre është e nevojshme për stabilitet të sistemit të drejtësisë dhe për një sistem të pa anshëm dhe jo të ndikuar nga politika.

Në anën tjetër, ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Ian Cliff ka thënë se Britania e Madhe është e interesuar të përkrah sferën e sistemit të drejtësisë në Kosovë si mënyrë e vetme për integrime evropiane. Ai u interesuar për përkrahjen e Odës së avokatëve të Kosovës në sferën e trajnimeve në të cilën janë të përfshirë edhe minoritet.

Ambasadori Cliff theksoi si shumë të rëndësishme ruajtjen e pavarësisë së Odës së Avokatëve të Kosovës si organizatë e pavarur në sistemin e drejtësisë e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.