KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Prokurori bashkërendon bashkëpunimin në sferën e informatave

03 March 2014

ekipi

Prizren – Prokurori Disiplinor i Odës së Avokatëve të Kosovës në kuadër të takimeve me krerët e institucioneve gjyqësore, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit në sferën e shkëmbimit të informative në interes të procedurave disiplinore.

Në këto takime kanë marrë pjesë zëvendëskryetari i OAK z. Hajrip Krasniqi, z. Sylë Hoxha kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren dhe Florim Shefqeti Prokuror Disiplinor i OAK.

Z. Krasniqi i ka njoftuar pjesëmarrësit për organizimin e ri të procedurave disiplinore në kuadër të OAK, dhe për themelimin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, gjë e cila është mirëpritur dhe është vlerësuar si një hap i rëndësishëm në avancimin e procedurave disiplinore dhe disiplinës në përgjithësi.

Është premtuar përkrahje nga gjykata dhe prokuroria në njoftimin e ZPD të OAK për procedurat penale dhe për sjelljet e avokatëve që bien ndesh me normative etike të OAK.