26 February 2014
Prishtinë - Odën e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovë (NCSC) ka organizuar një trajnim për ndërtimin e aftësimit profesional me temën "Hartimi i vendimeve disiplinore". Trajnimi është mbajtur nga PJK/DLA eksperti i etikës z. Peter Lindau.
Qëllimi i trajnimit ishte zhvillimi i një sistemi të unifikuar të hartimit të vendimeve për Komisionin Disiplinor të Shqyrtimit (si komision i shkallës së parë) dhe Komisionin e Ankesave (si komision i shkallës së dytë). Si rezultat i trajnimit, anëtarët e komisioneve disiplinore të OAK shkëmbyen eksperiencat e tyre profesionale duke elaboruar edhe raste konkrete nga përvojat e tyre shumë vjeçare.