27 February 2014
Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin e Juristëve në Kosovë organizuan një trajnim për mënyrën e përfshirjes së etikës në kurrikulën e Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar të OAK-së. Trajnimi u mbajt nga eksperti i etikës nga PJK/DLA, z. Peter Lindau. Një grup me pjesëmarrës të ndryshëm të trajnuesve të certifikuar të OAK-së kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, përfshirë pjesëtarët e komunitetit jo-shumicë.
Z. Lindau ka gjatë trajnimit ka diskutuar përdorimin e video klipeve, inserte, lojë në role dhe raste studimi si teknika të dobishme të trajnimit. Ai gjithashtu, ka theksuar nevojën e përfshirjes së etikës si komponent në çdo trajnim të organizuar.