08 March 2014
Tiranë - Për të gjashtin vit me radhë, në një atmosferë festive, Oda e Avokateve të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 marsit 2014 ka organizuar vizitë në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë për të gjitha avokatet femra. Gjatë vizitës është organizuar ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për Ese-të me të mira për studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (UP).
Çmimi i vendit të parë për Ese-në më të mirë i takoj, Malbora Kosumi, vendi i dytë, Ariana Kukaj dhe vendi i tretë, Venera Gashi. Ndarjen e shpërblimeve për ese është bërë nga zëvendëskryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Hajrip Krasniq dhe nga kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore dhe Minoritete, znj. Shpresa Rama.
Manifestimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe ndarja e shpërblimeve për Ese-n më të mirë është mbajtur në Tiranë, në Hotel “Stela” me datë 07 dhe 08 mars 2014.