05 June 2014
Oda e Avokatëve të Kosovës shënon manifestimin “Dita e Avokatisë” dhe 41 vjetorin e themelimit të saj, që do të mbahet në Prishtinë me datë 7 dhe 9 qershor 2014.
Manifestimi do të përcillet me ngjarje dhe aktivitete të veçanta që do ta bëjnë sa më madhështore këtë manifestim.
Në kuadër të manifestimit të “Dita e Avokatisë” me 7 dhe 9 qershor do të realizohen këto aktivitete:
Konferencë e përgjithshme: “Sistemi i avokatisë në Kosovë në perspektivën e bashkëpunimit ndërkombëtar”;
Konferenca e avokatëve femra me temë “Roli dhe sfidat e femrave avokate në ushtrimin e profesionit ligjor”;
Ofrimi i ndihmës juridike për qytetarë (Sheshi “Nënë Tereza”, në Prishtinë)
Dhurimi vullnetar i gjakut – shërbim në dobi të Komunitetit (Sheshi “Nënë Tereza”);
Aktivitetet Sportive
Gjykim i improvizuar nga praktikantët avokatisë;
Mbrëmje festive.
Për tu informuar rreth aktiviteteve të organizuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) me datë 7 dhe 9 qershor 2013, vizitoni web faqen e OAK-së www.oak-ks.org
Të bashkangjitur gjeni:
Agjendën e ceremonisë së hapjes së manifestimit