20 June 2014
Prishtinë - U mbajt mbledhja e Komitetit për Çështje Gjinore e Odës së Avokatëve të Kosovës, i kryesuar nga kryetarja znj. Shpresa Rama.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna i cili ofrojë mbështetje të mëtutjeshme për Komitetin në realizimin e synimeve të parapara sipas planit të punës.
Komiteti diskutoi për realizimin e pikave të Planit të Punës së Komitetit për 6 mujorin e parë 2014, në të cilën u dhanë rekomandime dhe propozime për zbatimin e saj të mëtutjeshëm.
Lidhur me propozimet për dokumentar dhe kampanja informuese për të drejtën e trashëgimisë, u kërkua nga anëtaret e komitetit që të angazhohen për gjetjen e fondeve për realizimin e saj.
Janë caktuar anëtaret e Komitetit të cilat do të janë përcjellëse e vizitës në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan e cila do të mbahet me datë 26 qershor 2014. Gjithashtu, janë caktuar anëtaret e Komitetit për udhëheqje të tryezës me juristet femra në Prishtinë e cila është duke u realizuar në kuadër të planit të Komitetit për Çështje Gjinore për vitin 2014.
Takimi ka përfunduar në orën 16:00