KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Përmbyllen dy fazat e takimeve Bench Bar

23 June 2014

ekipi

Prizren - Oda e Avokatëve të Kosovës përmbylli dy fazat e takimeve të përbashkëta Bench Bar me Gjyqtar, Prokuror, Avokatë dhe përfaqësues të Policisë në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj. Gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore janë realizuar 14 tryeza të tilla dhe me një përfshirje prej 239 pjesëmarrës nga sfera e sistemit të drejtësisë.

Oda e Avokatëve të Kosovës do të vazhdon takimet e përbashkëta Bench Bar nga muaji shtator 2014.

Në regjionin e Prizrenit është mbajtur takimi fundit për gjashtë mujorin e parë të këtij vitit, në të cilën është trajtuar tema “Ofrimi i kundërligjshëm i ndihmës juridike (neni 419 I KPK)”.

Gjatë takimit është zhvilluar debat interaktiv në mes akterëve pjesëmarrës në takim, duke paraqitur shqetësimet e institucioneve të tyre tek përfaqësuesit relevant në regjion për të ndikuar në eliminimin të problemeve të hasura rreth përfaqësimit të personave në mënyrë të kundërligjshëm para gjykatës.

Qëllimi i këtyre takimeve të përbashkëta është themelimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit, prokurorisë, avokatisë dhe policisë në mënyre që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.

Koordinator i tryezave Bench Bar për vitin 2013 dhe 2014, z. Flamur Ramadani, Zyrtar për Komunikim në Odën e Avokatëve të Kosovës.