KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Çështje Gjinore motivon juristet femra në Prishtinë

25 June 2014

ekipi

Prishtinë – Komiteti për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës në kuadër të planit të punës për vitin 2014, që ka të bëjë me fuqizimin dhe mbrojtjen e femrave në drejtësi, ka zhvilluar takimin me juristet femra në regjionin e Prishtinës.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë anëtaret e Komitetit për Çështje Gjinore të Odës së Avokatëve të Kosovës, studente nga Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës, studente nga Kolegjit “Iliria”, studente nga Kolegji “Fama”, studente nga Kolegji “Juridica” dhe stafi i OAK-së.

Nikoqire e tryezës ishin anëtaret e Komitetit për Çështje Gjinore, avokatja znj. Shpresa Rexhepi, avokatja znj. Merita Stublla Emini, avokatja znj. Nexharije Hoti dhe avokatja znj. Mejreme Halili.

Gjatë takimit anëtaret e Komitetit kanë folur për rolin e një avokate femër në sistemin e drejtësisë në Kosovë, në theks të veçantë në ushtrimin e profesionit të avokatisë në Kosovë. Ato ndan eksperiencën e tyre si avokate duke treguar për sfidat dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë karrierës si avokate.

Juristet gjatë tryezës kanë shfaqur opinionet e tyre rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rolit të një femre në këtë segment. Sipas tyre është një mundësi e mirë për tu informuar rreth sfidat të cilat i presin ato në të ardhmen, andaj ato e vlerësuan avokatinë si një profesion sfidues për femrën kosovare, por edhe në të njëjtën kohë i përshtatshëm për të treguar vlerat profesionale.

Komiteti për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës në kuadër të planit të punës për vitin 2014, deri më tash ka realizuar tryeza të tilla në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Prizren dhe Gjakovë.