27 June 2014
Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur sot (27.06.2014) anëtaren e saj të shquar, avokaten Shefkije Bunjaku. Varrimi i të ndjeres është bërë në varrezat e qytetit në Prishtinë me datë 28 qershor 2014 në orën 13:00.
Shefkije Bunjaku ka lindur më 21 maj 1950 në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik në vitin 1982, kurse provimin jurisprodencës e ka dhënë në Prishtinë më 12 janar 2008.
Avokatja, Shefkije Bunjaku është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 23 shtator 2009 me seli të zyrës në Prishtinë.
Largimi i saj i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të saj.