27 June 2014
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna, uroi besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit
Me rastin e Muajit të Ramazanit, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Ibrahim Dobruna, ua uron të gjithë besimtarëve, me dëshirën që ky muaj në shtëpitë e juaja të ketë agjërim të lehtë, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Ky muaj i shenjtë të jetë përkujtues për t’i ndihmuar njëri tjetrin me humanitet dhe të tregojmë respekt ndaj njëri tjetrit me vullnet dhe përkushtimin më të lartë për promovimin e vlerave që i kontribuojnë rritjes së tolerancës dhe mirëkuptimit midis të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë dhe njerëzve të të gjitha besimeve.
Zyra për Komunikim