22 July 2014
Prishtinë - Përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës janë takuar me përfaqësuesit e UNDP, OSBE, Programit për Juristët në Kosovë (PJK), Public International Laë & Policy Group (PILPG) ) si dhe me përfaqësuesin e CLE të cilët janë edhe partneret strategjik të OAK-së.
Oda e Avokatëve të Kosovës është përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. Yll Zekaj dhe nga avokatja, znj. Merita Stublla Emini të cilët kanë ngritur një mori çështjesh që janë të nevojshme për mbështetje në vazhdimin e ngritjes së kapaciteteve profesionale të OAK-së dhe të anëtarëve avokatë.
Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z. Yll Zekaj prezantoi progresin e bërë në proceset dhe angazhimet e Odës së Avokatëve të Kosovës duke përmendur arritjet, sfidat si dhe nevojat për mbështetje të mëtutjeshme.
Avokatja znj. Merita Stublla Emini ngriti nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis Odës së Avokatëve të Kosovës dhe donatorëve në financimin e prioriteteve që rrjedhin nga nevojat e evidentuar për përkrahje të segmenteve të caktuara të cilat janë shprehur të nevojshme për OAK-në.
Ndërsa, në anën tjetër partneret e OAK-së, vlerësuan përpjekjet e OAK-së në angazhimin dhe përkushtimin për zbatimin e planeve të parapara sipas marrëveshjeve të dakorduara për bashkëpunim. Ata u shprehen të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në çështjet e nevojshme që OAK ka potencuar gjatë takimit e që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë profesionale të avokatëve në Kosovë si dhe segmente tjera.
Takimet e tilla kanë një rol mjaftë të rëndësishëm në shumë segmente të funksionimit dhe realizimit të synimeve të parapara sipas planit strategjik dhe programeve tjera të OAK-së.
Takime të tilla në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe partnereve strategjik janë të rregullta.