27 July 2014
Urimi i kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e Festës së Fitër Bajramit
Në emër timin personal, të Odës së Avokatëve të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kam nderë e privilegj të Ju uroj fat, shëndet e mirëqenie të gjithë qytetarëve të besimit islam kudo qofshin ata.
Le të shërbejë kjo festë e gëzuar për paqe, lumturi, mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit. Uroj që këto ditë festive të Bajramit, të respektojmë konceptet universale dhe dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit.
Urime dhe gëzuar Festa e Fitër Bajramit !
______________________
ZYRA PËR KOMUNIKIM