27 July 2014
Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj të shquar, avokatin Sadik Tanyol. Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e qytetit në Prizren me datë 27 Korrik 2014.
Sadik Tanyol ka lindur më 16 Dhjetor 1946 në Prizren. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Juridik në vitin 1976, kurse provimin e jurisprodencës e ka dhënë në Prishtinë më 21 Shkurt 1979.
Avokati, Sadik Tanyol është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 17 Maj 2002 me seli të zyrës në Prizren.
Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prizren shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të saj.