KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative diskutoi fushat për veprim në kuadër të planit të punës

21 August 2014

ekipi

Prishtinë – Komiteti për Legjislacion dhe Çështje normative i Odës së Avokatëve të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës në të cilën ka diskutuar lidhur me planifikimin e punës së Komitetit në kuadër të planit të veprimit për vitin 2015.

Gjatë takimit anëtarët e Komitetit i kryesuar nga kryetari i Komitetit për Legjislacion dhe Çështje Normative, Adem Vokshi kanë dhënë propozimet e tyre për fushat në të cilat do të punoj ky Komitet.

Njëra nga pikat e diskutuara gjatë takimit ishte rishikimi i plotë i të gjitha akteve të brendshme të Odës së Avokatëve të Kosovës të cilat do të harmonizohen konform Ligjit për avokatinë dhe Direktivave Evropiane.

Takimi i radhës i Komiteti për Legjislacion dhe Çështje normative i Odës së Avokatëve të Kosovës do të mbahet me datë 29 gusht 2014.