KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Njoftim nga Oda e Avokatëve të Kosovës

10 September 2014

ekipi

Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës është duke përcjell me shqetësim veprimet aktuale të Administratës Tatimore të Kosovës për pajisje të avokatëve me arka fiskale. Oda e Avokatëve të Kosovës i njofton të gjithë avokatët për vendimin e Kuvendit të Odës së Avokatëve të Kosovës të datës 29 tetor 2011 lidhur me këtë problematik.

Ky vendim ka ardhur pas takimeve të përfaqësuesve të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe përfaqësuesve të Administratës Tatimore të Kosovës të cilët janë dakorduar që kompensimi dhe shpërblimi i punëve të avokatëve të bëhen vetëm përmes llogarive bankare të avokatëve.

Lidhur me këtë çështje, përfaqësuesi i Odës së Avokatëve të Kosovës do të takohet me datë 16 shtator 2014 me përfaqësues nga Administrata Tatimore të Kosovës pikërisht për këtë çështje.

SHKARKO VENDIMIN