KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK dhe GIZ diskutuan alternativat për bashkëpunim në të ardhmen

15 September 2014

ekipi

Prishtinë – Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, Merita Stublla Emini na vazhdën e takime u prit edhe nga këshilltarja juridike e Projektit të Reformës Juridike e organizatës GIZ, Karin Pluberg me të cilën bisedoi për gjetjen e mënyrave për bashkëpunim duke pasur theks të veçantë mbështetjen e Komitetit për Çështje Gjinore të OAK-së.

Kryetarja Stublla Emini informoj këshilltaren Pluberg lidhur me aktivitetet e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe objektivat strategjike për avancimin e profesionit të avokatisë në Republikën e Kosovës.

Disa nga çështjet e diskutuara dhe dakorduara ishte edhe mbështetja e Odës së Avokatëve të Kosovës nga organizata GIZ rreth seminareve specifike për avokatët, mbështetje Komitetit për Çështje Gjinore për krijimin e mundësisë së një vizite studimore në Gjermani për tu njohur me Komitetin për Çështje Gjinore në Gjermani, arritja e një marrëveshje binjakëzimi me ndonjërën nga Odat regjionale në Gjermani si dhe çështjet tjera me interes.

Zyra për Komunikim