17 September 2014
Me date 16/09/2014 u realizua takimi ne mes te Odes se Avokateve te Kosovës e përfaqësuar nga Yll Zekaj Drejtor Ekzekutiv dhe Merita Stublla Emini avokate ne Prishtine dhe përfaqësuesit e Administratës Tatimore te Kosovës kryesuar nga Nait Sharku, zv/Drejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore.
Qëllimi i takimit ishte instalimi i arkave fiskale për avokat.
Përfaqësuesit e administratës tatimore u zotuan ne bashkëpunimin e mire te krijuar me Oden e Avokateve te Kosovës si dhe respektimin e vendimit te Kuvendit te OAK te datës 29 tetor 2011 i cili obligon avokatet ne kryerjen e transaksioneve përmes llogarive bankare.
Administrata Tatimore e Kosovës do te kërkoj instalimin e arkave fiskale vetëm për avokatet te cilët nuk kane respektuar vendimin e OAK-se për pagese përmes llogarive bankare por pranojnë pagese KESH nga ana e klientëve te tyre.
Me kërkesën e përfaqësuesve te Odes, përfaqësuesit e Administratës Tatimore te Kosovës u dakorduan qe ne kuadër te Arsimimit te Vazhduar Ligjore për avokat ne afatin e përcaktuar nga Oda do te organizoj trajnime lidhur me obligimet tatimore te avokateve ne raport me ATK sipas normatives ne fuqi.