26 September 2014
Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës për herë të parë mori pjesë në konferencën online përmes së cilës zhvilloi një debat me avokatet nga Bosnja dhe Hercegovina, ku temë e diskutimit ishte “Krimet e Luftës” . Grupi i avokatëve nga Oda e Avokatëve të Kosovës ishte në përbërje të: Merita Stublla Emini – Avokate në Prishtinë, Mustaf Radoniqi – Avokatë në Pejë, Tomë Gashi – Avokatë në Prishtinë, Arianit Nikqi – Avokatë në Pejë dhe Admir Salihu – Avokatë në Ferizaj. Konferenca online është organizuar në koordinim të ABA ROLI.
Konferenca online është mbajtur në zyret programit EROL – Program i USAID-it.
Video konferenca me Odën e Avokatisë të Bosnjës ka dalë si kërkesë e Odës së Avokatëve të Kosovës edhe është realizuar me ndihmën e projektit të Rrjetit ballkanik për Sundimin e Ligjit të Odave të implementuar nga ABA/ROLI dhe EROL, projekt i USAID në Kosovë.
Qëllimi i video konferencës ka qenë marrja e informacioneve nga Oda e Avokatëve të Bosnjës për;